Belinda Donaldson nga Tampa në Florida e ka ditur se aty-këtu aligatorët shëtisin nëpër terrene të paralagjeve në të cilat gjenden disa liqe, mirëpo se një prej tyre i është “vizatuar” në pragun e shtëpisë për të ka qenë një lajm bizar, sikurse edhe për ne.
Në fakt, zonjushën Donaldson atë mëngjes e ka thirrur fqinji i parë dhe i ka thënë se kafsha prej tri metrash e gjysmë është vendosur para pragut të saj dhe, nëse nuk i duhet tepër, të mos del nga shtëpia.
Gjuetarëve të krokodilëve iu është dashur një orë e plotë ta kapin atë dhe ta vendosin në kamion.