Një grua e cila ishte e raportuar e zhdukur për dy vite, është shfaqur së fundmi duke notuar në brigjet e Kolumbisë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja humbi kontaktin me të afërmit e saj rreth dy vite më parë, ndërsa këta të fundit nuk ia kishin idenë se ku mund të ishte.
Ajo u gjet rreth një milje larg një plazhi gjerësisht në qytetin e Puerto Colombia në Atlantico.
Gruaja nga Amerika Latine u identifikua si Angelica Gaitan, 46 vjeçe, e cila u ‘zbulua’ nga peshkatari Rolando Visbal.
Gaitan ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, me shenja hipotermie.
Ndërkohë ende nuk dihet se ku gjendej ajo dy vitet e kaluara dhe se si përfundojë 46-vjeçarja në det, mirëpo autoritetet vendore janë duke e hulumtuar rastin. /Telegrafi/