Para dy muajve pozonte për “Victoria’s Secret”, sot Swanepoel me krenari ekspozon barkun e rrumbullakosur (Foto)
Nol Elshani
Engjulli i “Victoria’s Secret”, Candice Swanepoel deri kohët e fundit ka fshehur shtatzëninë.
Tani me krenari po e shfaq barkun e rrumbullakosur në plazhet fantastike të Brazilit.
Duke pasur parasysh se dy muaj më parë ishte duke pozuar për numrin kinez të revistës së “Victoria’s Secret”, askush nuk ka mundur të supozoj se modelja është shtatzënë.
Modeli gjatë pushimeve po e shoqëron supermodelja, Doutzen Kroes, e cila mbeti gojëhapur me gjendjen e Swanepoel teksa po e takonte
Candace ksihte të veshur pantallona të gjata dhe të gjera ndërsa sipër ishte vetëm në jelekë.
Një buzëqeshje simpatike dëshmonte se bukuroshja po e shijon shtatzëninë për së dyti herë.
Ndryshe, 29-vjeçarja jugafrikane tashmë është e martuar me Hermannin dhe ka një djalë 14 muajsh, Anaca, ndërsa bashkëshortin e njeh që nga mosha 17 vjeçare. /Telegrafi/