Një video është bërë virale në internet, ku një gjyqtar shihet duke urinuar në mesin e fushës,
Pamje të publikuara në rrjetet sociale, tregojnë se si gjyqtari Denis Da Silva Riberio Serafim po urinonte në fushë para një takimi.
Derisa Boavista dhe Goias po bëheshin gati që të përballeshin në Kupën e Brazilit, aty ndodhi e pazakonta.
Da Silva duket se ishte para një dileme se a të shkonte në tualet apo të urinonte në fushë, e zgjodhi këtë të dytën.
Natyrisht se videoja ka pushtuar internetin, pasi vështirë se mund të ketë ndodhur një gjë e tillë në histori të futbollit. /Telegrafi/