Imazhet satelitore të shkrepura para dhe pas uraganit Beryl që goditi Ishujt Karaibe, solli stuhi të fuqishme që u drejtuan kah Xhamajka.
Maxar publikoi fotografitë që tregojnë pasojat e këtij uragani, ku pothuajse gjithçka është shkatërruar në juglindje të Ishujve Karaibe, transmeton Telegrafi.
Lagje të tëra janë bërë rrafsh me tokë, ku shtëpitë janë vetëm rrënoja derisa erërat e uraganit Beryl frynin me shpejtësi prej 240 kilometra në orë.
Nga këto erëra humbën jetën katër persona dhe shumë tjerë po konsiderohen të zhdukur derisa niveli i ujit në disa rajone po rritet.
Video të ndryshme amatore të postuara në rrjetet sociale tregojnë ishullin Martinique, që u godit nga shirat e rrëmbyeshëm dhe rrugët e mbushura me ujë dhe mbeturina.
Në Barbados dallgët e larta godisnin rrugët – duke e bërë të pamundur kalimin me vetura nëpër to. E pemët dhe palmat janë shkulur me rrënja nga erërat e forta.
90 për qind e shtëpive në ishullin Union janë shkatërruar – një nivel i ngjashëm i shkatërrimit pritet të jetë edhe në ishujt Myreau dhe Canouan. /Telegrafi/
dailymail