Bayern Munich u shndërrua një skuadër të frikshme gjatë edicionit 2019/20 dhe nuk kishte mëshirë për asnjë kundërshtar.
E filluan me humbjen 5-1 ndaj Eintracht Frankfurtit në nëntor të vitit 2019 nën urdhrat e Niko Kovacit që më pas u shkarkua.
Trajneri kroat u zëvendësua nga ndihmësi i tij, Hansi Flick, e nga ai moment, Bavarezët shpërthyen në të gjitha garat.
Bayerni nuk tregoi mëshirë ndaj Tottenham Hotspurit dhe Chelseat në fillim, derisa i njëjti fat e përcolli edhe Barcelonën që u mposht 8-2.
Në ndeshjen ndaj katalunasëve, shënoi edhe i huazuar nga këta të fundit, Philippe Coutinho, që dukej një lojtar krejtësisht ndryshme nga ai Camp Nout.
Braziliani jo vetëm se kishte përforcuar kondicionin e tij, ai madje kishte filluar t’i formësonte edhe muskujt e tij.
Një gjë e tillë është krahasuar edhe në rrjetet sociale, me Coutinhon si dukej para dhe pas huazimit te Bayern Munichu, e ndryshimet janë të dukshme.
Gjatë kohës së izolimit, ndryshime në fizik te Bayern Munichu kishin pësuar edhe Leon Goretzka e Robert Lewandowski, që kishin ndryshuar tërësisht. /Telegrafi/