Site icon Telegrafi

Para dhe pas, imazhet satelitore tregojnë se si Wuhani është “shndërruar në qytet fantazmë“ pas coronavirusit

Imazhet satelitore të qytetit kinez Wuhan, epiqendra e epidemisë së coronavirusit, tregojnë rrugët pothuajse të zbrazëta, pa njerëz e vetura.

Në anën tjetër autoritet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpi, me qëllim që të mos përhapet më shumë virusi vdekjeprurës, transmeton Telegrafi.

Autoritet kanë mbyllur plotësisht qytetin që zakonisht frekuentohet nga shumë njerëz, kjo për faktin se lidh qytetet kryesore të Kinës.

Fotografitë e shkrepura më 28 janar tregojnë autostradën e zbrazët në urë mbi lumin Jangce që është mbyllur, ndërsa të 12 janarit janë krejtësisht të ndryshme – plotë me vetura, anije e njerëz.

Njëjtë ndodh edhe me imazhet e linjës hekurudhore ku dikur kalonin mbi binarë qindra trena, e sot duket thjesht një stacion “fantazmë”.

Kujtojmë që në këtë qytet jetojnë 11 milionë njerëz dhe shtrihet në 8,500 kilometra katrorë, përfshirë edhe zonat rurale dhe ato urbane. /Telegrafi/

Exit mobile version