Pothuajse asnjë qytet tjetër i Evropës nuk ka pësuar ndryshime të mëdha gjatë 100 viteve të fundit, sikur Berlini.
Në vitin 1918 ishte qendra e zhvillimit ekonomik dhe kulturor i Gjermanisë, ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore është shkatërruar i tëri dhe më pas është ndarë në dy pjesë me mur, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq 28 vite më vonë, muri u rrënua dhe Gjermania u bashkua dhe u bë një nga destinacionet e preferuara të turistëve nga e mbarë bota.
Historia turbulente dhe transformimi drastik i qytetit është dokumentuar me një seri të fotografive, që shfaqin zonat më të frekuentuara të kryeqytetit të Gjermanisë.
Fotografitë e reja janë shkrepur nga fotografi David Koster, i cili i ka krahasuar me ato të arkivave për të ilustruar ndryshimin drastik që e ka pësuar ky qytet ndër vite.
Koster madje ka hulumtuar ueb-faqe të ndryshme dhe Google Street View, me qëllim që të sigurohet se janë shkrepur fotografitë nga këndi i njëjtë sikurse ato që janë në arkiva.
Projekti është realizuar nga Lenstore me rastin e shënimit të përvjetorit të bashkimit të Gjermanisë që festohet çdo vit më 3 tetor. /Telegrafi/