Tenori i famshëm kosovar, Ramë Lahaj, është bërë i njohur tashmë ndërkombëtarisht.
Ai është shumë i pëlqyer dhe i lavdëruar për zërin e tij, me të cilin ka mahnitur publikun në çdo sallë që ka kënduar.
Lahaj ka treguar më parë në një intervistë se kur ka qenë nxënës ishte jo shumë i disiplinuar, por që më pas e ka kuptuar vlerën e shkollimit dhe ka filluar të ndërgjegjësohet.
Vite më parë, ai gjithashtu nuk ka qenë mirë edhe format trupore, pasi ka qenë pak i shëndoshë.
Megjithatë, edhe këtë peshë të tepërt ai vendosi ta eleminojë, duke pësuar një ndryshim radikal në trupin e tij.
Ai ka publikuar së fundmi në InstaStory disa imazhe, ku bën krahasimin e atëhershëm me ditët e sotme, ku tani gëzon një trup me forma të përkryera.
Ramë Lahaj vazhdon të jetë shumë i kërkuar nga vajzat, kjo falë pamjes dhe fizikut të tij tërheqës. /Telegrafi/