Telegrafi

Para dhe pas derdhjes së verës në ulësen e Tesla, pamje që tregojnë sa lehtë mund të mirëmbahet kjo veturë elektrike

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i gjigantit amerikan Tesla, Elon Musk, nga fillimi i prodhimit të veturës elektrike që mban të njëjtin emër, ka këmbëngulur se kjo veturë do të bëjë revolucion në auto-industrinë.

Madje shpesh ka organizuar evente të ndryshme për të mbështetur pretendimet e tij – duke prezantuar të rejat e këtyre veturave elektrike që shpejt pushtuan tregjet botërore, transmeton Telegrafi.

E së fundmi nga kjo kompani është publikuar një video, që tregon se sa e lehtë është të mirëmbahet një veturë e tillë edhe nëse në të mund të derdhen lëngje të ndryshme apo pije alkoolike.

Në video shihet se si shishja e verës së kuqe derdhet në ulësen e shoferit që ka lëkurë të bardhë. Ajo lëre që nuk depërton brenda ulëses, por qëndron mbi të sikur të ishte e izoluar plotësisht.

Kështu me vetëm një leckë të terur e gjithë vera e derdhur në ulëse pastrohet, dhe kabina e veturës duket sikur të mos kishte ndodhur asgjë në të. /Telegrafi/