Site icon Telegrafi

Para 26 viteve kishte fotografuar bijat, por tani ka zbuluar se diçka e frikshme fshihet në të (Foto)

Një gjysh i cili kishte shkrepur një fotografi, në të cilën tek tani është vërejtur se në sfond fshihet një fantazmë, kujton si sot momentin kur para 26-viteve kishte realizuar foton tani të shumëpërfolur.

David Londsdale 58-vjeçe, kishte fotografuar dy vajzat e tij duke buzëqeshur para kështjellës Rhuddlan në Ëales gjatë një pikniku, ku asokohe vajzat e tij Sarah dhe Fiona ishin 10 dhe 6 vjeçe, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumëMiliarderi ofron 180 milionë dollarë për atë që martohet me vajzën e tij, por vajza ka një behane!

Por javën e kaluar David duke rikujtuar momentet e fëmijërisë së vajzave të tij, ai vërejti se një krijesë e çuditshme fshihej brenda kështjellës e cila i ngjante shumë një fantazme.

Gjyshi i dy mbesave dhe një nipi, beson se hija e zezë që shfaqet në muret e kështjellës së ndërtuar në shekullin e 13-të është e ndonjë fantazme.

Lexo më shumë: I ndodhi diçka e papritur, pasi fjeti në diell me iPhone në trup (Foto)

Duke shikuar fotografitë këto ditë, kam vërejtur se një krijesë e çuditshme ishte fshehur në muret e kështjellës, por është interesant fakti se si deri më sot nuk e kemi vërejtur atë krijesë”, ka deklaruar Londsdale. /Telegrafi/

 

Exit mobile version