Telegrafi

Para 25 vitesh u lansua albumi i fundit i “Nirvana”

Para 25 vitesh është lansuar albumi i tretë dhe i fundit i bendit legjendar “Nirvana”, me titull “In Utero”.

Në shkurt të vitit 1993, anëtarët e grupit hunë në Pachyderm Studio në Minnesota për të nisur punën rreth albumit të tyre të tretë.

Nga kjo studio më pas doli albumi që u shit në mbi pesë milionë kopje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa rreth 15 milionë kopje të tjera u shitën në vendet e tjera të botës.

“In Utero” u lansua më 21 shtator 1993, saktësisht para 25 vitesh, ndërsa përmbante 12 këngë.

Lexo po ashtu Lajmet për Nirvana

Këngët nga ky album, “Heart-Shaped Box” dhe “Rape Me” për një kohë të gjatë ishin në krye të top-listave botërore.

Kurt Cobain, Krist Novoselic dhe Dave Grohl u bënë të famshëm botërisht me albumin e dytë “Nirvana”, “Nevermind”, që u shit në 11 milionë kopje në SHBA dhe mbi 30 milionë në vendet tjera të botës.

Asokohe, albumi i tre rokerëve nga Seattle e rrëzoi nga top-lista amerikane, albumin e Michael Jacksonit, “Dangerous”. /Telegrafi/