Në korrik të vitit 1996, FC Barcelona me në krye Jose Lluis Nunez pagoi 15 milionë euro (19.5 milionë dollar në atë kohë) për transferimin e një brazilian i ri.
Ronaldo Nazario, i njohur më vonë si ‘Fenomeni’ e kishte befasuar botën e futbollit me dy sezone te PSV Eindhoven (51 gola në 53 ndeshje) dhe ishte vendosur në Camp Nou për të filluar fazën e tij me klubet e mëdha.
Në moshën 20 vjeçare, dukej se ai do të shënonte një epokë te Barcelona.
Në vitin e tij të parë në Spanjë (1996-97), nën komandën e Bobby Robson, ai fitoi Kupën e Fituesve të Kupave të Evropës, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës me Barcelonën, dhe i kënaqi tifozët me gola dhe lojëra unike.
Ai e përfundoi sezonin me 47 gola në 49 ndeshje .
Sidoqoftë, vitin e ardhshëm Interi do ta ‘vidhte’ Ronaldon, duke paguar 27 milionë dollarë për transferimin e tij për t’i dhënë fund ëndrrës së tifozit blaugrana.
Marca ka zgjedhur tre golat më të mirë të numrit ‘9’ gjatë vitit të tij të vetëm me fanellën e Barcelonës.
Goli që Ronaldo do ta mbajë mend gjithmonë
Ronaldos ishte në qendër të fushës i rrethuar nga shumë lojtarët të skuadrës Compostela … dhe ylli brazilian shpiku disa lëvizje unike për të shënuar ndoshta golin më të mirë të gjithë karrierës së tij më 12 tetor 1996.
Nata e tij e paharrueshme kundër Valencias
Ishte 26 tetor 1996. Valencia ishte duke vizituar ‘Camp Nou’ në atë që ishte nata e parë e madhe e Ronaldos me fanellën e Barça.
Një het-trik i paharrueshëm dhe një gol që do të mbahet mend gjatë.
Përkufizimi i Ronaldos
Ylli brazilian kishe një specialitet të paparë kur ishte para portierit. Ai i kalonte me lehtësi të madhe dhe këtë e mësuan të gjithë sa ishte te Barcelona.
https://www.youtube.com/watch?v=F2XicDhTftI&t=10s&ab_channel=ShawccerTV
Ai në këtë gol e kontrolloi topin në mënyrë të mrekullueshme dhe dribloi portierin me aq lehtësi sa që goli u duk shumë i lehtë. /Telegrafi/