Skuadra shqiptare, Shkëndija nga Tetova, do të përballet me gjigantin italian, Milanin në kuadër të fazës “Play-Off” të Ligës së Evropës.
Shkëndija dikur ëndërronte të bëhej ‘Milani i ri’ i Evropës, pasi para 23 vjetësh përkatësisht në vitin 1994 luante me fanellat e shtatë herë kampionit të Evropës.
Por, tani fati deshi që klubi tetovar pas 23 vjetësh ta ketë gjigantin italian kundërshtar për “jetë a vdekje”.
Kjo pasi, Shkëndija do të luaj në kuadër të fazës “Play-Off” të Ligës së Evropës ndaj Milanit, ku do ta kërkojë të pamundurën për kualifikim në grupe.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Shkup më 17 gusht, ndërsa një javë më vonë apo më 24 gusht luhet ndeshja e kthimit në San Siro. /Telegrafi/