Renault ishte kompania që para 20 vitesh e zbuloi segmentin MPV (‘multi purpose vehicle’) apo “automjet për qëllime të shumta”.
Në panairin e Gjenevës, prezantohet gjenerata e katërt e Scenic, veturë kjo që revolucionarizoi udhëtimet familjare dhe u shit në miliona njësi duke e bërë që pothuajse çdo prodhues evropian ta ndjekë me ndonjë model të vetin.
Scenicu i ri i prezantuar ruan tiparet e veta kryesore si komoditeti, hapësira dhe siguria dhe i ngrit për edhe në një nivel duke u zgjatur për 40 mm, prezantimin ulëseve të reja me mundësi masazhe, por edhe teknologji të shumta dhe unike për gjithë kategorinë. Gjithë kësaj i shtohet një dizajn me të cilin secili do të ishte krenar pavarësisht se kjo mbetet një veture tipike familjare.
Kjo veturë pritet të lansohet në katërmujorin e fundit të vitit 2016 dhe për të qenë më të informuar, përcilleni faqen e importuesit dhe distributorit ekskluziv për Kosovë dhe Shqipëri, Auto Mita duke klikuar këtu.