Policia njofton se është ekstraduar një i dyshuar i cili më 23 shkurt të vitit 1999 e kishte vrarë kushëririn e tij.
Ngjarja kishte ndodhur në vitin 1999 në fshatin Gërlicë e Epërme në Kaçanik.
“Fshati Gërlicë e Epërme, Kaçanik, 23.02.1999-NN. Pas një pune hetimore zhvilluar nga policia, është ekstraduar nga Franca i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili me datën e lartshënuar kishte privuar nga jeta kushëririn e tij viktimën mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
I dyshuari me vendimin e prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/