Telegrafi

Para 100 vitesh, femra ideale kishte 77 kilogramë

Seria e artikujve të gazetave që janë botuar në vitet 1912 dhe 1913, kanë përcjellë 24 vjeçaren Elsie Scheel, studente në Universitetin Cornell, e cila atëbotë lëvdohej si grua me tipare fizike të afërta me të përsosurën, shkruan “Daily Mail”.

Dr. Elsie Esther Parker e zgjodhi Elsien në mesin e 400 grave. “New York Times” e përshkroi atë si një vajzë me flokë të ndritshme dhe sy të kaltër, me dukjen nga e cila “kullon shëndeti”.

Scheel ishte 170,2 centimetra e gjatë, peshonte 77.5 kg, ndërsa kishte trup me formë të dardhës. Madhësia e gjinjve dhe belit ishte në dimensionet 89-76,2-101, që është e afërt me dimensionet e së ashtuquajturës Venerës së Miloskit.

"Edhe pse më e lartë se modelet antike dhe në mënyrë të konsiderueshme më e rëndë, përmasat e saj janë shumë të ngjashme”, shkruan “Washington Sunday Morning Star”.

Nëse përmasat e saj vihen në kontekstin e tashëm, ajo do të ishte e trashë, por më 1912 dukej ndryshe.

Gazetarët ajo u tha atëherë se shëndeti i saj i detyrohet logjikës së shëndoshë. "Unë ha atë që unë dua dhe vetëm atëherë kur unë dua”, tha Scheel. Edhe pse nuk e preferonte mëngjesin, për drekë e donte një biftek. Nuk i hante ëmbëlsirat dhe kurrë nuk ka pirë çaj apo kafe. /Telegrafi/