Site icon Telegrafi

Para 1 shtatorit, një tjetër tryezë pozitë-opozitë (Video)

Një tryezë e re diskutimi mes pozitës dhe opozitës, mund të jetë e mundur para 1 shtatorit.

Një përpjekje për t’i ulur liderët partiak rreth një tavoline është duke e bërë Naim Rashiti nga Instituti për Politika Ballkanike. Ai ka konfirmuar për Tribuna Channel se janë në përpjekje të një organizimi të tillë.

Një tryezë e tillë politike ka për qëllim zhvillimin e një diskutimi racional rreth demarkacionit dhe bashkimit të spektrit politik rreth një çështje për të cilën nevojitet një konsensus i gjerë politik.

Opozitarët kanë deklaruar se nuk janë kundër kësaj iniciative, përkundrazi do të pranonin të uleshin në një diskutim të tillë.

Exit mobile version