Telegrafi

Paqueta: Milani është shtëpia ime

Lucas Paqueta ka thënë se Milani është shtëpia e tij, duke shuar zërat për një largim të mundshëm në këtë verë.

Braziliani lidhej me një kalim te Paris Saint-Germain, mirëpo që ai është i vendosur që të qëndrojë në San Siro.

“Milani është shtëpia ime”, ka thënë Pauqeta në një intervistë në llogarinë e tij në Instagram me QA.

“Shpresoj që të jem gjithmonë i lumtur dhe të fitojë shumë trofe me këtë klub historik. Më pëlqen që jam pjesë e Milanit, më pëlqen ushqimi në Itali, qyteti është i bukur dhe gjuha”.

“Natyrisht se më mungon Brazili dhe shokët e mi atje, mirëpo që unë jam i lumtur te Milani dhe siç e thash, kjo është shtëpia ime”, ka shtuar më tej ai.

Duket se Paqueta është i motivuar nga një plan i ri i Rossonerëve, derisa pritet që nga sezoni i ri skuadrën ta drejtor trajneri aktual i Rasenball Sport Leipzig, Ralf Ragnick. /Telegrafi/