Lucas Paqueta është duke i numëruar ditët e fundit si futbollist i Milanit.
Mesfushori brazilian ka pranuar largimin nga Rossonerët pasi nuk kishte më hapësira për të luajtur.
Paqueta ka arritur marrëveshje personale me Lyonin për një kontratë katër vjeçare, nga e cila do të fitojë rreth tre milionë euro në sezon.
Drejtori sportiv i Lyonit, braziliani Juninho e ka bindur bashkëkombësin e tij që t’i bashkohet atyre në Ligue 1 për ta rikthyer formën e dikurshme.
Gjithsesi lojtari tanimë ka një marrëveshje me Lyonin dhe klubet po diskutojnë për të gjetur gjuhë të përbashkët.
Milan është gati ta lë të lirë yllin e ri të bashkohet me Lyon nëse vije ndonjë ofertë mbi 20 milionë euro.
23-vjeçari nga ana tjetër ka zgjuar interesimin edhe të Fiorentinës dhe Benficës, por ai ka zgjedhur Lyonin. /Telegrafi/