Telegrafi

Paqësori mbushet mbeturina, zona e helmuar tri herë më e madhe se Franca

Oqeani Paqësor është duke u mbushur me plot mbeturina dhe plastikë, duke e bërë atë ‘rajonin’ tri herë më të madh se sa sipërfaqja e Francës.

Kjo zonë përmban 79,000 tonë plastikë dhe ndodhet në perëndim të Kalifornisë.

Projekti për pastrimin e oqeani tërheq vërejtjen se peshqit janë duke u ushqyer me pjesë të këtyre mbeturinave toksike.

Rezultatet sugjerojnë se në këtë zonë ka më tepër plastikë se sa që mendojnë shkencëtarët, pasi që mikroplastikat po grumbullohen me shpejtësi, thonë në Projektin për pastrimin e oqeanit.

Pjesë të vogla toksike hyjnë në ushqimin tonë përmes peshqve dhe mund të penetrohen në organet tona të brendshme duke bartur kimikale toksike në trup.

Të paktën 46 për qind e plastikës së gjetur në rrjeta peshkimi dhe mbi tre të katërtat e plastikës në këtë zonë ishin mbeturina më të mëdha se 5 cm, duke përfshirë plastikë të forta, fletë plastike dhe film.

Mikroplastika përbënte tetë për qind të masës së përgjithshme plastike, por 94 për qind e rreth 1.8 trilionë copë plastike sa vlerësohet të ndodhen në zonë. /kp/Telegrafi/