Telegrafi

Paqe në Skenderaj, Drenica dhe Ferizaj ndajnë pikët

Drenica dhe Ferizaj kanë luajtur pa gola në duelin e tretë të zhvilluar mes tyre këtë edicion.

Në dy ndeshjet e para, të dyja ekipet kishin fituar në terrenin vendas, ku Ferizaj triumfoi 2-0 ndërsa Drenica 3-1.

Në javën e 23-të në Ipko Superligën e Kosovës, Drenica dhe Ferizaj kanë luajtur pa gola në Skenderaj.

Të dyja skuadrat kishin raste të mira shënimi por në fund portat mbetën të pa prekura.

Taulant Dajaku, Nicholas Andres dhe Armend Abazi kishin raste për vendasit por që nuk ia dolën të realizojnë.

Ndërkohë për Ferizajn rrezikuan Ermal Krasniqi dhe Durim Gashi por pa sukses.

Dren Gashi i mysafirëve ka pasur rastin më të mirë në minutën e 70-të, por që goditja e tij u ndal nga shtylla.

Ferizaj pas kësaj pike të fituar zë pozitën e 10-të në Superligë, ndërsa Drenica mbetet e pesta me 30 pikë. /Telegrafi/