Drenica dhe Besa kanë ndarë pikët në një ndeshje mjaftë interesante 2-2.
Drenicasit rrezikuan të parët me Musën por që goditja e tij me kokë nuk ishte e saktë.
Në minutën e 35-të pejanët befasuan vendasit kur Shkëmbim Salihu doli i vetëm përballë portierit Neziri dhe shënoi për 0-1.
Me epërsinë minimale të mysafirëve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Drenicasit arritën ta barazonin rezultatin me të filluar pjesa e dytë.
Ishte shënuesi më i mirë i tyre Genc Hamiti që shënoi për 1-1 në minutën e 46.
Por gëzimi i vendasve nuk zgjati më shumë se 15 minuta pasi njëri nga mbrojtësit e tyre dërgoi topin në rrjetën e vet pas një tollovie për 1-2.
Vendasit arritën ta barazonin rezultatin në minutën e 82-të me autor të njëjtë Genc Hamitin.
Deri në fund nuk pati më gola dhe dy skuadrat e ndanë në paqe.
Drenica pas kësaj pike të fituar mbetët në pozitën e gjashtë me 29 pikë ndërsa Besa zë vendin e 10-të me 14 pikë.
Në ndeshjen e radhës Drenica do të përballet me Vllazninë e Pozhoranit ndërsa Besa do ta presë Trepçën ’89. /Telegrafi/