Nuk ka sjell fitues dueli i mbijetesës mes Ulpianës dhe Malishevës që ka përfunduar baras 1-1.
Minutat e para të takimit i takuan skuadrës vendase e cila ishte më kërkuese në këtë sfidë. Në minutën e 20-të, vendasit fituan penallti.
I saktë nga pika e bardhë ishte kapiteni Marcelei Santos që kaloi Ulpianën në epërsi 1-0.
Vendasit vazhduan me dominim, teksa në minutën e 40-të fituan një tjetër penallti, kur Labinot Ibrahimi pengoi në zonë mbrojtësin Domagoj.
Përsëri Marcelei Santos mori përgjegjësinë, teksa kësaj radhe braziliani e dërgoi topin jashtë portës.
Penalltia e humbur i kushtoi vendasve, pasi vetëm dy minuta më vonë Xhevdet Shabani i mysafirëve shënoi një gol spektakolar për të barazuar shifrat në 1-1.
Me rezultatin e barabartë 1-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Pjesa e dytë i takoi mysafirëve të cilët krijuan më shumë nga loja, por pa arritur të konkretizonin rastet që patën dhe ndeshja përfundoi baras 1-1.
Lipjanasit me këtë barazim ngritën në vendin e tetë me 19 pikë, derisa Malisheva është një vend më lart me 23 pikë.
Ulpiana në xhiron e 21-të në BKT Superligë do të ketë një udhëtim të vështirë te Ballkani.
Në anën tjetër Malisheva ndeshjen e radhës e zhvillon para tifozëve të vet përballë Dritës. /Telegrafi/