Telegrafi

Paqe në Lipjan, Ulpiana dhe Drita ndajnë pikët

Nuk ka fitues në ndeshjen e parë të xhiros së nëntë në BKT Superligë, ku Ulpiana dhe Drita kanë ndarë pikët 1-1.

Të parët që rrezikuan ishin vendasit me Akil Makollin, por që goditja e tij u prit nga Faton Maloku.

Mysafirët nga Gjilani kaluan të parët në epërsi, kur në minutën e 27-të realizoi Marko Simonovski pas një asistimi fantastik nga kapiteni Ardian Limani.

Drita pati edhe disa raste, por që gola më nuk pati në pjesën e parë.

Kësisoj 45 minutat e para përfunduan me epërsinë e gjilanasve 0-1.

Ulpiana u treguan të rrezikshëm në pjesën e dytë, kur edhe barazuan rezultatin në minutën e 56-të.

Egzon Qerimi realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Deri në fund të ndeshjes, dy ekipet krijuan disa raste shënimi, por që gola më nuk pati.

Pas kësaj pike të fituar, Ulpiana ngritët në vendin e tetë në tabelë me shtatë pikë, derisa Drita është e katërta me 13 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Ulpiana do të luaj përsëri në shtëpi, pasi përballet me Llapin.

Ndërkohë Dritën e pret një tjetër udhëtim, ku në Drenas përballet me Feronikelin. /Telegrafi/