Telegrafi

Paqe në kryeqytet, Flamurtari dhe Liria ndajnë pikët

Nuk ka sjellë fitues takimi i zhvilluar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë mes Flamurtarit dhe Lirisë së Prizrenit.

Skuadra vendase u fut në këtë takim me qëllimin e madh për ta arritur fitoren e parë në kampionat por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Rezultati përfundimtar ishte i bardhë ashtu siç filloi pa gola 0-0.

Të dyja skuadrat kishin raste të mira shënimi por në fund nuk ia arritën të tundin rrjetat e portierëve Ramadani tek vendasit dhe Bakaj tek mysafirët.

10 minuta para fundit të ndeshjes Liria mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Maganit.

Por Flamurtari edhe pse rrezikoi në fund u desh të kënaqen me një pikë të fituar.

Pas pesë xhirove në elitë, Flamurtari është skuadra e vetme pa shënuar fitore dhe ndodhet në pozitën e fundit në tabelë.

Ndërkohë Liria ka marrë shtatë pikë dhe zë pozitën e katërt në tabelë. /Telegrafi/