Nuk ka sjell fitues dueli mes Dukagjinit dhe Dritës i vlefshëm për xhiron e 25-të në BKT Superligë.
Dy skuadrat ishin në kërkim të fitores, por pas 90 minutave rezultati ishte i bardhë 0-0.
Pjesa e parë ishte më e varfër si nga rastet ashtu edhe nga loja.
Në pjesën e dytë dy skuadrat luajtën më bukur duke krijuar raste të mira shënimi.
Drita pati më shumë nga loja, duke krijuar disa raste me Marko SImonovskin, Hamdi Namanin e Almir Ajzerajn, por pa arritur të shënonin.
Në fund gjyqtari Alban Shala përfundoi takimin dhe dy skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë.
Me këtë barazim Drita vazhdon të mbetet në vendin e tretë me 43 pikë, tetë më pak se lideri Ballkani, derisa Dukagjini është e teta në tabelë me 26 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Drita do ta luaj derbin e vjetër ndaj Prishtinës në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Ndërkohë Dukagjinin në kuadër të xhiros së 26-të përballet me Llapin në udhëtim. /Telegrafi/