Telegrafi

Paqe mes Arbërisë dhe Drenicës

Foto: FC Drenica - Faqja Zyrtare/Facebook

Arbëria dhe Drenica i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 34-të në Superligën e Kosovës.

Vendasit e filluan më mirë takimin, duke krijuar shanse shënimi dhe nuk kaloi shumë dhe shënuan golin  parë.

Ishte minuta e 23-të, kur Arbëria shënoi nëpërmjet Marclei Dos Santos, duke zhbllokuar kështu sfidën.

Skuadra nikoqire kishte shansin që të shënonte së paku edhe një gol në pjesën e parë, po të konkretizonin rastet.

45 minutat e dytë ishin më dramatik për Arbërinë, pasi dështoi të mbante epërsinë.

Drenica fitoi një penallti qysh në fillim të pjesës së dytë, duke i barazuar shifrat në 1-1.

Ishte minuta e 58-të, kur Kreshnik Uka mori përgjegjësinë që të gjuante nga 11-metra dhe  tregua i saktë.

Pas javës së 34-të, Drenica është larguar paksa nga zona e rrezikut që shpijen në Ligën e Parë, pasi është në pozitën e gjashtë me 42 pikë, derisa Arbëria vazhdon të luftojë nga pozita e nëntë me 37 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore