Fjala është për 19-vjeçarin, Leart Paqarada, i cili aktualisht është duke luajtur në skuadrën nga Bundelsliga e dytë gjermane, Sandhausen, ku kaloi këtë vit nga gjiganti Bayer Leverkusen. Në një intervistë ekskluzive për Arenën, Learti tregon se prindin e tij, Shukriun, e ka kontaktuar trajneri i mirënjohur Muharrem Sahiti, për ta grumbulluar në ndeshjen e shtatorit, ku Kosova pritet të luaj përballë Kombëtares së Omanit.
“Babai im më ka treguar se ka biseduar me trajnerin Muharrem Sahiti, dhe pritet që të grumbullohem për ndeshjen e muajit shtator, pasi Kosova ka shprehur interesim për mua”, tha Paqarada për Arenën.
Tutje ish-anëtari i Bayer Leverkusenit, ka treguar se me veshjen e fanellës së Kosovës do t’i realizohej një ëndërr fëmijërore. /Telegrafi/