Site icon Telegrafi

Paqarada: Nuk është fundi i botës, Brazili ka humbur 7-1 nga Gjermania

Mbrojtësi i Kosovës, Leart Paqarada, është shprehur optimist, përkundër humbjes së thellë të skuadrës sonë nga Kroacia.

“E kemi ditur se Kroacia ka një kualitet individual shumë të madh dhe nuk është fundi i botës. Brazili ka humbur me rezultat 7-1 nga Gjermania dhe e ka fituar pesë herë titullin e botës”.

“I kemi bërë disa gabime të lehta në fillim dhe ata i kanë shfrytëzuar rastet e tyre. Po t’i kishim shfrytëzuar rastet tona, loja do të kishte shkuar në drejtim tjetër”.

“Nuk kemi kohë të merremi me këtë humbje, edhe tri ditë është ndeshja ndaj Ukrainës dhe do të japim më të mirën.

“Kemi nevojë për kohë dhe do të përmirësohemi. Ndaj Ukrainës do të luajmë më mirë se ndaj Kroacisë”, ka deklaruar Paqarada. /Telegrafi/

Exit mobile version