Telegrafi

Paqarada i lumtur me kontratën e re

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Leart Paqarada ditë më parë ka vazhduar kontratën me klubin aktual, Sandhausen.

Skuadra e mbrojtësit kosovar zhvilloi një stinor të mirë, por në fund u largua nga lufta për të hyrë në Bundesliga.

Mbrojtësi i Kosovës është shprehur shumë i lumtur me vazhdimin e kontratës me bardh e zinjtë.

“Sigurisht që jam shumë i lumtur me vazhdimin e kontratës me klubin tim të ri”, ka thënë Paqarada për ‘Kicker’.

“Ndihem rehat në Sandhausen, klubi ka bërë shumë për mua duke më dhënë mundësinë të bëhem një profesionist dhe jam shumë mirënjohës ndaj tyre”, ka deklaruar Paqarada.

Prishtinasi është transferuar në Sandhausen në vitin 2014 nga skuadra e madhe gjermane Bayer Leverkusen.

Kujtojmë që 22-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin e tij deri në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/