Florent Papuqi futbollist i Besës së Pejës për shkak të demolimit të derës së teshatoreve në stadiumin e Prishtinës, pas përjashtimit me karton të kuq është dënuar nga komisioni disiplinor i Federatës së futbollit të Kosovës (FFK). Papuqi është gjobitur me 150 euro.
Nga vendimet e tjera dallon dënimi me qortim për skuadrën e Llamkos Kosova nga Vushtrrias për shkak të kërcënimit të tifozëve të tyre ndaj zyrtarëve të lojës pas përfundimit të saj.
Arbitri, Isak Ceroviku nga Mitrovica për shkak të notës jo të kënaqshme (2) do të pushoj tri ndeshje. /Sporti1/Telegrafi/