Telegrafi

Papunësia tek të rinjtë në botë në nivel rekord

Deri në fund të vitit pritet të jenë 81 milionë të rinj të papunë, ose plot 13% e kësaj grupmoshe. Ata rrezikojnë të ndihen të padobishëm, gjë që mund të çojë në më shumë kriminalitet, dhunë dhe konflikte të tjera, paralajmëron OKB-ja.

Kjo tendencë do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm me gjithë përmirësimin e pritshëm konjunkturor. Të prekur janë në radhë të parë të rinjtë në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.

Por edhe në SHBA dhe vende si Spanja apo vendet baltike, papunësia tek të rinjtë është rritur dukshëm. /Telegrafi/