Site icon Telegrafi

Papunësia shqetësimi kryesor i spanjollëve

Kriza e Katalonisë nuk është shqetësimi kryesor i qytetarëve të Spanjës.

Në një sondazh të kryer nga qeveria spanjolle, ka dal që kriza katalonase është bërë burimi i dytë më i keq i shqetësimeve në Spanjë, pas papunësisë dhe para korrupsionit, i cili është në vendin e tretë.

Rreth 29 për qind e të anketuarve thanë se pavarësia e Katalonisë është një nga tre shqetësimet kryesore, ndërsa 66.2 për qind e të anketuarve thanë se ishin të shqetësuar për papunësinë.

Exit mobile version