Telegrafi

Papunësia, pesë herë më e lartë se në Bashkimin Evropian

Këto të dhëna e prezantuan nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte (MKRS) dhe Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale (MPMS), projekt i cili është përkrahur nga Banka Botërore dhe Fondacioni Evropian për Trajnime.

“Aktualisht në Kosovë kemi një valë të gjerë të fuqisë punëtore që është mes moshës 28-34 vjeçare, mirëpo fatkeqësisht tregu i punës mund t’i pranojë vetëm 6 mijë punëtorë që do të thotë se 25 mijë njerëz mbesin pa punë”, tha Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasic.

Rasic premtoi se nuk do të heqin dorë nga sigurimi i një të ardhme më të mirë për të rinjtë e Kosovës.

Ndërsa Lirie Kajtazi, zëvendësministre e Rinisë, Kulturës dhe Sportit, tha se po punohet për krijimin e hapësirës për të rinjtë, por sipas saj, kjo duhet të bëhet nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Ajo tha se sipas disa të dhënave të Ministrisë së Kulturës…papunësia e të rinjve arrin 49.5, ndërkaq brengat kryesore të rinjve janë arsimi dhe punësimi, kurse 34 për qind e të rinjve planifikojnë të ndërrojnë vendin ku jetojnë.