Site icon Telegrafi

Papunësia nën 10% për herë të parë në Francë

Niveli i papunësisë në Francë ka rënë nën nivelin e 10 për qind për herë të parë që prej vitit 2012, sipas statistikave zyrtare të publikuara të enjten që mund të kenë ndikim në presidencialet e vitit 2017.

Pasi u stabilizuan në fillim të vitit, niveli i papunësisë ra me 0.3 pikë në tremujorin e dytë, duke arritur 9.6 për qind të popullsisë aktive në Francën kontinentale dhe në 9.9 për qind në territoret franceze përtej detit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike (INSEE).

Këto dy nivele të papunësisë arritën pikën më të ulët që prej tremujorit të tretë të vitit 2012.

Papunësia për krejt Francën nuk ka rënë nën nivelin simbolik të 10 për qind që prej katër vitesh. /Telegrafi/

Exit mobile version