Telegrafi

Papunësia në SHBA zbret në 3.8%, niveli më i ulët në 18 vite

Norma e papunësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka prekur një rekord të ri 18-vjeçar, duke zbritur kështu në 3.8 për qind dhe kjo bën që ekonomia më e madhe e botës të jetë pranë punësimit të plotë.

Të dhënat më të fundit rrisin ndjeshëm shqetësimet sa i përket normës së inflacionit, pasi mund të ketë një bum çmimesh në kushtet aktuale.

Kjo rrit ndjeshëm gjasat që Rezerva Federale të ndërhyjë këtë muaj duke rritur normat e interesit, si dhe duke përforcuar më tej gjasat për dy rritje të mëtejshme gjatë këtij viti.

Sipas Departamentit të Punës në SHBA gjatë majit janë krijuar plot 225 mijë vende të reja pune, duke marrë shtysë kryesisht nga sektori i ndërtimit.

Pagat mesatare mujore ndërkohë kanë pësuar një rritje prej 0.3 për qind, duke e çuar rritjen vjetore në 2.7 për qind. /Telegrafi/