Telegrafi

Papunësia në nivelin më të ulët në këto 16 vjet

Përqindja e papunësisë e nxori në 7,8% numrin e kërkuesve për punë ose 3.2 milion. Sipas drejtorit të zyrës së punës," perspektivat e tregut gjerman të punës qëndrojnë pozitive.

Ai deklaroi që:" numri total i të papunëve në të dhëna bruto mund të shkojë deri në 3 milion nga këtu deri në muajin nëntor, një prag ky që nuk ishte prekur që prej 1992.

Duhet që për këtë kompanitë e mëdha të mos pushojnë nga puna dhe ndërmarrjet e vogla të marrin në punë punëtorë të rinj.",vazhdoi ai.
Por tregu gjerman qëndron si objekt shqetësimi. Fuqia e tij mund të kishte mbajtur ekonominë që prej shumë kohësh pas viteve të ristrukturimit, të cilat kishin ftohur zellin e madh të konsumatorëve gjermanë.

Rritja e papunësisë e vërejtur në muajin maj shtypi besimin e atyre që parashikonin një ngadalësim të ekonomisë përtej Rinit.

Ne nuk mendojmë që do të kemi pushime masive nga puna, por tregu i punës rikthehet dhe ne do të shohim shifrat duke u kacavjerrë në vazhdimin e vitit,vlerësoi Peter Meister, drejtor i BHF Bank.