Site icon Telegrafi

Papunësia në Maqedoni ka shënuar rënie të lehtë

Shkalla e papunësisë në Maqedoni është 20.8%. Kjo tregon se ka një rënie të lehtë të papunësisë në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në tremujorin e III-të të vitit 2018, popullsia aktive në Republikën e Maqedonisë është 958.770 persona, nga të cilët 759.445 janë të punësuar dhe 199.325 janë të papunë.

Këto të dhëna u publikuan dje.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në tremujorin e II të vitit 2018, popullsia aktive në Republikën e Maqedonisë ishte 957.471 persona, nga të cilët 755.073 ishin të punësuar dhe 202.398 ishin të papunë. Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 56.9, shkalla e punësimit është 44.9, ndërsa shkalla e papunësisë është 21.1%./Telegrafi/

Exit mobile version