UNDP e ka publikuar “Raportin e Zhvillimit Njerëzor në Kosovë 2014’, me temë, migrimi si forcë për zhvillim, sipas të cilit papunësia është një nga shkaktarët kryesor që ka ndikuar në këtë fenomen. Megjithatë, sipas raportit, migrimi i kosovarëve ka ndikuar që ta ndihmoj zhvillimin e vendit në shumë fusha.
Shefi i UINDP-së në Kosovë, Andrew Russell, ka thënë se mënyra e zhvillimit të institucioneve vendore ka ndikuar në politika jo të mira të punësimit në Kosovë.
“Vet vendimi për një migrim është një faktor i rëndësishëm në zhvillimin njerëzor. Siç e dini mundësitë ekonomike në Kosovë janë të limituara nga lokacionet dhe kjo nëse krahasohet me vendet e ndryshme fqinje. Historia e zhvillimit të institucioneve në Kosovë ka ndikuar që të mos implementohen politika të mira për punësim”, ka thënë ai.
Ndërsa, Marcus Baechler drejtor i zyrës për zvicerane për zhvillim, ka thënë se remitancat përbëjnë një përqindje të madhe të zhvillimit të Kosovës.
“Një në katër persona aktualisht jetojnë jashtë vendit, shumica prej tyre jetojnë në Zvicër të cilët kanë ndikuar në masë të madhe në zhvillimin e Kosovës. Remitancat e tyre përbëjnë një përqindje të madhe të bruto prodhimit vendor të Kosovës të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e qasjes në arsim dhe përmirësimin e jetës në përgjithësi. Megjithatë, Kosova do të duhej të fuqizonte këtë në zhvillimin ekonomik dhe Kosova të përmirësoj kushtet për investime dhe të jetë më tërheqëse për investime”, ka theksuar ai.
Sipas statistikave të publikuara nga ky raport, në regjistrimin e vitit 2011 në Kosovë thuhet se 380 mijë persona jetojnë jashtë vendit./Telegrafi/