Telegrafi

Papunësia në evrozonën arriti 10 për qind

Goditje më të rënda nga recesioni pësuan Greqia dhe Spanja të cilat ende gjenden në krizë të thellë, por ekspertët parashikojnë se të gjitha 16 vendet e evrozonës duhet të brengosen nga rritja e papunësisë.

 

Sipas zyrës së statistikave europiane, Eurostat në Bruksel, në muajin dhjetor në 27 vendet anëtare të BE-së ishin rreth 23 milionë gra dhe burra pa punë. Kjo do të thotë 4,6 milionë më shumë se para një viti.

 

Kuota e papunësisë ka arritur në 9,6 për qind, më e larta qysh prej fillimit të funksionimit të zyrës së statistikave në vitin 2000. Kuotën më të lartë të papunësisë e ka Letonia me gati 23 për qind. Gjermania ndodhet në kuotën 7,5 për qind, si mesatare ndër vendet e BE-së.