Shkalla e papunësisë në eurozonë ka vazhduar të bjerë, duke shënuar rënien më të madhe në tetë vitet e fundit.
Shifrat nga agjencia Eurostat treguan se norma e papunësisë ra në janar nga 9.6 për qind në 9.5 për qind – më e ulëta që nga maji 2009, shkruan BBC.
Normat e ulëta të papunësisë kanë qenë në Republikën Çeke (3.4 për qind) dhe Gjermani (3.9 për qind), ndërsa më të lartat ishin në Greqi (23.1 për qind) dhe Spanjë (18 për qind).
Ndërsa, Franca ekonomia e dytë më e madhe në eurozonë, ka një shifër prej 10 për qind të papunësisë. /Telegrafi/