Telegrafi

Papunësia në Britani shënon rritje

Gjatw muajit janar norma e papunësisë në Britani është rritur, ndërsa rritja e pagave ka qëndruar modeste, duke bërë që Banka e Anglisë të presë për fuqizimin e tregut të punës që të arsyetoj rritjen e normave të interesit.

Çmimet e obligacioneve qeveritare u rritën, ndërsa paundi ra lehtë pas publikimit të të dhënave. Zyra e Statistikave në Londër bëri të ditur se norma e papunësisë  në dhjetor u rrit me 0.1 për qind.

Numri i personave të punësuar u rrit me 88 mijë, apo sa gjysma e projeksioneve të analistëve. Të ardhurat totale, përfshirë bonuset, u rritën me një normë vjetore prej 2.5 për qind, brenda projeksioneve dhe e pandryshuar nga muaji nëntor.

Kjo rezultoi më e dobët se rritje me 3 për qind e nivelit të çmimeve gjatë muajit dhjetor. Prodhimi për orë, matësi kryesor i produktivitetit, u rrit me 0.9 për qind në tremujorin e fundit 2017, krahasuar me 0.9 për qind rritje në të tretin. /Telegrafi/