Site icon Telegrafi

Papunësia në Britani 5.4%

Shkalla e papunësisë në Britani të Madhe ka rënë në 5.4 për qind në periudhën maj – gusht të këtij viti, duke arritur nivelin më të ulët në shtatë vitet e fundit.

Nga Zyra Kombëtare për Statistikë theksuan se gjatë kësaj periudhe tremujore rreth 1.8 milion njerëz, përkatësisht 97.000 më pak në krahasim me periudhën mars – maj 2015 qenë kandidatë për punë, raporton BBS percjell Telegrafi.

Të dhënat zyrtare tregojnë se punësimi gjatë tremujorit maj – gusht u rrit për 140,000, duke e çuar numrin e të punësuarve në 31.1 milionë, që është numër më i lartë që nga viti 1971 kur filloi regjistrimi.

Të dhënat gjithashtu treguan rënie në normën e papunësisë së të rinjve, e cila ra në 14.8 për qind në tremujorin deri në gusht, nga 15.9 për qind sa ishte në tremujorin mars – maj po të këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version