Telegrafi

Papunësia më e lartë në Eurozonë që prej 1998-ës

Siç bëri të ditur enti i statistikave Eurostat, në nëntor përqindja e papunësisë pa ndikimin sezonal, u rrit në 10%.

Në këtë nivel papunësia ka qenë për herë të fundit në gusht të 1998-s. Gjithsej në 16 vendet e hapësirës së euros pati 15,7 milionë burra dhe gra të papunë, tre milionë më shumë sesa një vit më parë.

Sipas Eurostat-it, pozitivisht u zhvillua prodhimi ekonomik. Duke u mbështetur prej rritjes së eksporteve dhe të rezervave në magazina ai u rrit në tremujorin e tretë me 0,4%.

Në këtë mënyrë mori fund recesioni më i rëndë që prej themelimit të Eurozonës, u tha më tej.