Telegrafi

Papunësia mbi 45 për qind

“Besoj se në këtë drejtim bashkërisht jemi gjithmonë duke punuar, që ky numër i madh nga statistika e të papunëve, të shkohet drejt zvogëlimi. Por, megjithatë duhet të bëjmë punë më të madhe në këtë drejtim, në mënyrë që të arrijmë ta zvogëlojmë shkallën e papunësisë”, ka thënë kreu i BSPK-së.

Arifi ka potencuar se BSPK-ja është duke bërë një punë – si detyrë që e ka për t’i mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe liritë sindikale, por të drejtat e tyre dhe liritë sindikale në një mënyrë janë të kushtëzuara nga ajo se si vepron edhe shteti.

“Megjithatë, ne, si BSPK, mendoj se jemi duke e kryer një detyrë, një punë ashtu siç parashihet edhe me programin tonë, me kërkesat që gjithmonë ia parashtrojmë Qeverisë. Mendoj se disa prej kërkesave që i kemi pasur më herët, me sukses i kemi realizuar përmes dialogut, që e kemi pasur si moto ‘Ne jemi për dialog’”, ka thënë Arifi.

Sipas kreut sindikalist ka shkelje të të drejtave të punëtorëve në sektorit public dhe privat, por me një theks të veçantë është sektori privat, sepse deri më tani nuk ka pasur ligj për punë.

“Në sektorin privat nuk ka pasur kontrata të punës, nuk ka pasur orar të punës, nuk ka mbrojtje në punë, nuk ka mbrojtje shëndetësore; të gjitha këto kanë qenë ato shkelje, të cilat ne i kemi quajtur si krime që bëhen ndaj punëtorëve. Por, ky sektor është me theks të veçantë, por mendoj se tashmë me zbatimin Ligjit të punës, ata të cilët do të bëjnë shkelje në këtë drejtim për punëtorin që mos të ketë mbrojtje në punë, të mos ketë të gjitha ato të drejta që i parash ligji, atëherë ata edhe do të dënohen nga inspektorati, i cili duhet të punojë edhe ne do të jemi krah i djathtë i tyre, t’i paraqesim të gjitha problemet që janë nëpër ndërmarrjet private”, ka thënë Arifi. /Telegrafi/