Telegrafi

Papunësia e lartë, shqetësim i madh për amerikanët

Martin Phillips i Zërit të Amerikës vizitoi një zyrë punësimi në Manhatan të Nju Jorkut, ku njerëzit që kanë humbur punën marrin kompensime. Jashtë zyrës së punësimit njerëzit duken të shqetësuar.
Shumë prej njerëzve shqetësohen se kanë mbetur pa para. Nju Jorku nuk është i vetëm. Firma Caterpillar Tractor e pushoi nga puna Denise Randolph në fillim të këtij viti. Ajo montonte motorë për një uzinë pranë qytetit Peoria, dhe nuk ka gjetur dot punë tjetër.
"Mendova se mund të gjeja ndonjë punë si pastruese shtëpish mirëpo askush nuk të ofron punë, as pastruese nuk bëhem dot," thotë e papuna Denisë Rendolf. Por humori i saj nuk zgjat shumë. "Është dekurajuese kur përpiqesh të gjesh punë në zanatin tënd dhe nuk gjen dot. Jam e shqetësuar çdo ditë, edhe natën nuk më ze gjumi."
Gjatë Depresionit të Madh, papunësia ishte akoma më e lartë, të paktën 25 për qind. Por ekspertët thonë se nëse llogaritet edhe ata që punojnë me orë të reduktuara ose ata që kanë hequr dorë nga kërkimi i punës, niveli i papunësisë sot do të ishte më shumë se 20 përqind.
Ekpertët besojnë se nëse qeveria ka një plan të ri për të ulur papunësinë, do të duhen më shumë se 4 vjet për të arritur në nivelin e punësimit të vitit 2007. Ata mendojnë se rigjallërimi ekonomik, sado i fuqishëm të jetë, nuk do të ketë ndikim pozitiv nëse niveli i papunësisë nuk bie ndjeshëm.