Site icon Telegrafi

Pappas: Dëshirojmë ta bindim Kammenosin për dobinë nga marrëveshja e Prespës

Në një intervistë për radion greke “News 247”, ministri i Politikës Digjitale të Greqisë Nikos Pappas tha “pretendojmë ta bindim Panos Kammenosin dhe deputetët e tij për dobinë e marrëveshjes së Prespës dhe besoj se do ta arrijmë atë, ndërsa Kuvendi i Greqisë do ta ratifikojë këtë marrëveshje”.

Duke komentuar qëndrimet e partnerit të koalicionit në qeverinë greke, Pappas thotë se gjatë viteve të kaluara “bashkëpunimi me Kammenosin ka qenë më funksional nga ajo që shumica e kanë menduar” dhe shpreh bindjen se marrëveshja e Prespës do të ketë shumicën në Kuvendin e Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Së pari, konsideroj se në këtë moment ekziston shumicë në Kuvendin e Greqisë për marrëveshjen dhe e dyta mund të krijohet shumë parakushte dhe Kammenosi të bindet dhe pa ndalim të vazhdojë qeverisja drejt rimëkëmbjes së shtetit. Këto parakushte janë stabiliteti politik dhe qeveritar deri në fund të mandatit tonë, diçka që mendoj se do të arrihet dhe mendoj se Panos Kammensoin ta bindim. Ashtu siç shkojnë punët, për shkak se kemi një referendum para neve, fqinjët tanë do ta vërtetojnë se metë vërtetë e mendojnë të shkruarën në marrëveshjen e Prespës”, tha Pappas duke sqaruar se me pranimin e marrëveshjes në referendum do “të jepet mundësi edhe Greqisë të ulë nivelin e mosbesimit”.

Siç raportojnë nga AIM, Nikos Pappas, tha se “nuk mund të paramendohet që partia “Reka” të hyjë në tregti parazgjedhore me “Nea Demokratia” që të ndryshojë pozitën në raport me çështjen maqedonase”.

“Mendoj se “Reka” do të mbesin në pozitë sepse marrëveshja duhet të ratifikohet”, tha ministri i Politikës Digijitale, Nikos Pappas./Telegrafi/

Exit mobile version