Site icon Telegrafi

Papin: Tolisso luan si Kroos

Përforcimi më i ri i Bayern Munichut, Corentin Tolisso, do të dëshmojë se është shumë i qëlluar, ka thënë ish-sulmuesi francez, Jean-Pierre Papin.

Mesfushori ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare me kampionin e Bundesligas të mërkurën për 41.5 milionë euro.

Papin ka shpresa të mëdha për 22-vjeçarin dhe e mbështet atë për të pasur sukses në Allianz Arena, duke e krahasuar me futbollistë të tjerë të rëndësishëm, shkruan Bild.

Lexo po ashtu Bayern Munich theu rekordin e klubit me transferimin e Tolisso, por cilat janë 20 transferimet më të mëdha të këtij klubi (Foto)

“Tolisso ngjason me Kroos përmes stilit të lojës”, ka thënë Papin, i cili ka luajtur për Bayernin nga 1994 deri 1996.

Sipas tij, është e rëndësishme për të kuptuar filozofinë e bavarezëve dhe që ta mësojë gjuhën gjermane, transmeton KP.

“Është e mrekullueshme të dëgjosh se si Franck Ribery flet gjermanisht”, ka thënë ish-sulmuesi francez.

Tolisso ka luajtur 160 ndeshje për Lyonin, duke shënuar 29 gola. Ai debutoi për Francën në ndeshjen kundër Spanjës në muajin mars.

Exit mobile version