Site icon Telegrafi

Papërgjegjësia politike

Paaftësia e subjekteve politike për t’i dhënë zgjidhje situatës politike të krijuar pas një vendimi tani më i konsideruar si i “pamatur politikisht”, “i nxituar skajshmërisht” dhe i “ndërmarrë në kohë të tejshkuar”, ka prodhuar epilogun e efekteve politike dhe juridike të papërgjegjësisë totale politike. Ajo që duhet të trajtohet thelbësisht dhe ngelet akoma “sëmundje politike” apo “papërgjegjësi politike” në sistemin e subjekteve politike në Kosovë, respektivisht në “elitat politike”, konsiston në krijimin e besimit të tepruar të paprekshmërinë substanciale të pozicioneve të tyre politike, gjë që akoma karakterizohet me defekte egoiste dhe jo demokratike në krijimin e performacës politike në raport me lidershipin dhe opinionin publik.

E kam theksuar edhe në të kaluarën në analizën time ku ishte situata e procesit të riforatimit të Qeverisë me titull “Riformatizim apo cunam në gjithë sistemin politik” ku me të drejtë po dëshmohet në konstatimin se pa moral të llogaridhënës, pa performancën e duhur profesionale dhe pa bagazhin e duhur politik të shtet ndërtimit, nuk mundë të ketë politikë objektive e as funksionalitet shtetërorë dhe institucional. Këto janë tre shtyllat që relativisht u mungojnë secilit që një herë ka menduar thellësisht se mund t’ia dal edhe kur të jetë i mandatuar, i akredituar apo të aderojë nga një subjekt politik në tjetrin.

Ideja e kurtheve politike, e shantazheve dhe e krijimit të situatave parapolitike të skenave mediale në rrugë me shi përpara objektit të subjektit politik të LDK -së duke lexuar deklarata e vendime “post mortum” të “para aktit të kryer” nuk konsiderohet aspak virtyt i politikës. Janë skena të tmerrshme injorimi total i burimeve të informacionit publik, i pritjeve të gjata të tyre në rrugë në këto kohë të uljeve të temperaturave, ku atyre nga ky subjekt politik nuk ju caktua madje as një hapësirë e ndonjë korridori, e mos të flasim për vullnetin e akomodimit të dinjitetshëm për punën e gazetarit. Madje edhe kur kapen në befasi sikur peshku i uritur në ujë e intervistohen, “zgërdhija”, injorimi aktrimi me qeshje fyese dhe tallja e anëtarëve të kryesisë së LDK-së, konsiderohet prej tyre si e arritur politike.

Vërtetë e tmerrshme dhe e neveritshme për një subjekt politik të dëshmuar prej më shumë se njëzetë vjet jetë politike, ku pritjeve të gjata kohore nga qytetarët e Kosovës për konsolidimin e shtetit, sillet me pikën zero shkallë të “kulturës politike”.
Pse humbi “morali i llogaridhënës” ndaj qytetarëve? A thua mos vallë u vetkënaqën pa dallim subjektesh me të arriturat politike apo është përfituar tmerrësisht më shumë se që kanë menduar ekonomikisht dhe u janë verbuar sytë tani, siç thotë shkrimtari ynë Naimi Frashëri: “Janë verbuar e nuk shohin, të vërtetën nuk e njohin”.

Në fakt kjo situatë e krijuar nuk është rezultat i mosnjohjes së rëndësisë së stabilitetit politik, atij ekonomik e gjeopolitik nga lidershipi politik në Kosovë siç po komentohet nga opinionistë të ndryshëm. Politikëbërja nuk mund të konsiderohet fillestare vetëm nga shpallja e 17 shkurtit të deklaratës së pavarësisë. Ideja e shtet krijimit dhe shtet ndërtimit ka ekzistuar me dekada tek subjektet politike në Kosovë. Andaj tani duhej shtruar në analizë se pse tani i whstw dashur Kosovës “shantazhi politik” dhe krijimi i situatave të jashtëzakonshme të reagimit politik, kur gjithçka ecte në koordinim drejtë caktimit të afateve kushtetuese dhe ligjore për zgjedhjet e ardhshme.

Si duket problemi është më delikat se ne që mund të kuptojmë së lexuari përmes rreshtave. Çështja e “egos politike apo e piramidës”, “e ndjenjës së të qenit i paprekshëm”, në gjuhën popullore e “bajraktarizmit” nuk gjen vend në vlerat e sistemeve demokratike të funksionimit të pushteteve shtetërore dhe politikave të tyre. Politikëbërësit në Kosovë ose duhet të disiplinohen dhe të kuptojnë mirë se tereni i tyre politik dhe juridik quhet “demokraci” ose duhet ikur dhe lënë atyre që njohin këtë koncept të të vepruarit.

Centralizimi ekstrem i pushtetit politik brenda subjekteve kryesore politike është kanceri i vet këtyre subjekteve dhe gjithë shoqërisë sonë. Ideja e reformave dhe prurjeve të reja nuk nënkupton vetën rehabilitimin e anëve periferike, por pikërisht reforma e thellë duhet të filloj nga koka dhe jo bishti. Nuk është aspak tragjedi, por mirëfilli demokraci që edhe subjektet e mëdha politike në Kosovë të ndryshojnë krerët e tyre. Kjo është demokracia e vërtetë. Ky është morali politik dhe kjo në fund të fundit do të duhej të prodhoj politika racionale dhe plitikëbërjës me autoritet të plotë dhe jo kuantitet numerik të subjekteve politike në Kosovë.

Situata e krijuar para së gjithash kërkon pikërisht përgjegjësinë e lartë nacionale politike nga subjektet tona, ndryshe tendencat e përkeqësimit të jo validitetit institucional do të degradoj skajshmërisht dhe vazhdimi i urrejtjes nga pamundësia fizike e “mos përkëdheljes së fundit” nga “divorci politik” duhet të tejkaloj sa më shpejt.

(Autori ka diplomuar në UMI – Iliria në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, aktualisht është duke ndjekur studimet master në UEJL, në Shkencat Politike)

Exit mobile version